Shoqata e Mullistëve: S’ka nevojë për shqetësim

13 korrik 2022 | 11:58

Bashkim Fejzullahu nga Shoqata e Mullistëve të Kosovë, ka thënë se nuk ka vend për shqetësime pasi furnizimi i brendshëm me grurë dhe miell në vend është stabil.

Fejzullahu ka thënë se janë kundër abuzimeve me çmime dhe duhet të ketë rënie të çmimeve për shkak të stabilitetit.

“Si shoqatë jemi të angazhuar dhe duke vëzhguar situatën në terren, duke marrë parasysh situatën aktuale dhe globale me furnizime esenciale që të kemi një furnizim stabil me grurë dhe miell për tregun e brendshëm. Do të kemi furnizim të mjaftueshëm të brendshëm, sigurisht do të krijohen furnizime sipas nevojës edhe nga tregjet e jashtme që ne të kemi mundësi të ofrojmë furnizim stabil për tregun tonë. Çmimet duhet të kishin pasur rënie gjatë sezonit 2022”.

“Ne si shoqatë jemi të angazhuar gjithmonë që të ketë furnizime dhe stabilitet të brendshëm duke e ditur situatën e mëhershme të muajit shkurt dhe mars arritëm të mbajmë nën kontroll apo të vërtetojmë atë që ne e dinim se kemi stabilitet dhe stoqe të mjaftueshme dhe mendojmë se kjo do të vazhdojë edhe këtë vit”, ka thënë ai, duke kërkuar nga furrtarët të mos abuzojnë me çmimet.

“I falënderoj të gjithë ata që nuk kanë abuzuar me çmimet, ne jemi kundër abuzimit me çmime. Ju bëjmë apel gjithashtu të gjithë atyre që ngritin çmimet, të mos abuzojnë me situatën aktuale”, ka deklaruar ai.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konflikti i armatosur mes Ukrainës dhe Rusisë ka hyrë në…