Shoqata e Muzicientëve të Mitrovicës organizoi koncertin “Gëzuar Pavarësia Kosovë”

16 shkurt 2023 | 14:54

Në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, mbrëmë është mbajtur koncerti festiv nga “Cicërimat buzë Ibrit”, për nder të përvjetorit të 15-të të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Ky koncert ka shfaqur një program kulturor- artistik me këngë e valle të ndryshme me nxënësit e shkollave të qytetit, të organizuar nga Shoqata e Muzicientëve të Mitrovicës.

Aktiviteti në fjalë është organizuar në kuadër të manifestimit të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ku përformuan anëtarët e korit/ solistët nga “Cicërrimat buzë Ibrit”, bashkë me të ftuar pjesëmarrës nga shkollat fillore dhe çerdhet e fëmijëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të mërkurën ishte takimi i radhës mes Messi-t dhe PSG,…