Shoqata e Ndërtimit në Kosovë prezanton logon zyrtare
Shoqata e Ndërtimit në Kosovë ka prezantuar logon zyrtare.
Sipas njoftimit të Shoqatës së Ndërtimit në Kosovë, kjo logo përfaqëson një sektor të tërë që mban mbi vete zhvillimin e vendit.
“Është simbol i unitetit, profesionalizmit dhe përgjegjësisë që kemi ndaj industrisë së ndërtimit. Pas një procesi përzgjedhjeje nga Këshilli Drejtues, është zgjedhur një identitet që reflekton drejtimin tonë: një shoqatë aktive, e organizuar dhe e fokusuar në zgjidhje konkrete për sektorin. Ky është vetëm fillimi. Jemi të përkushtuar që shumë shpejt ta konsolidojmë shoqatën dhe të merremi drejtpërdrejt me sfidat reale të ndërtimit në Kosovë”, ka njoftuar në faqen e saj në “Facebook” Shoqata e Ndërtimit në Kosovë.

Kryetar i Shoqatës së Ndërtimit në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës, është zgjedhur afaristi Valon Vataj.



