Shoqata e Qumështoreve të Kosovës ka një thirrje për të gjithë nënpunësit e tyre

12 prill 2021 | 17:38

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës ka bërë thirrje për të gjithë përpunësve dhe pikave grumbulluese të Qumështit që të grumbullojnë të gjithë sasin e Qumështit dhe të i ruajnë fermerët.

Kjo sipas tyre për shkak se bazuar në premtimet e fushatës elektorale, Qeveria e Kosovës pritet që të ndërmarrë masa që kanë të bëjnë me Industrinë e Qumështit.

Sipas tyre këto masa të cilat pritet të ndërmirren do të ndikojnë në rritjen e menjëherëshme të kërkesave për produktet vendore të qumështit.

Më poshtë postimi i tyre i plotë pa ndërhyrje:

Bazuar ne premtimet gjate fushates elektorale , Qeveria e Kosoves pritet që shumë shpejt të ndermarrë masa që kanë të bëjnë edhe me Industrinë e Qumēshtit .

Masat të cilat pritet të ndermirren do tê ndikojnë në rritjen e menjëhershme të kërkesave per produktet vendore tē Qumështit .

Në këtë kontektst ju bëjmë thirrje të gjithë përpunuesve dhe pikave grumbulluese të Qumështit që të grumbullojnē të gjithë sasin e Qumështit , dhe të i ruajnë fermerët , në mënyrë që që pas pak kohe të mos ket munges të prodhimeve në treg .

Pritjet janë reale, që sipas parashikimeve kërkesat në tregun vendor mund të dyfishohen pothuajse menjëher .

Gjithashtu është me rêndësi që qmimi i grumbullimit tek fermerët ( qmimi që ju paguhet fermerëve ) mos të jet më i vogel se 30 cent , për Qumështin që i plotson kriteret e kualitetit ashtu siq ka kërkuar edhe Kryeministri i Kosoves sepse të gjithē jemi të vetëdijshem se nën këtë qmim fermerët e kan të vështirë mbijetesën , sidomos tani që kemi ngritje të të gjitha inputeve për prodhim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një seancë e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve…