Shoqata e të Drejtave të Pacientëve: Lirimi i masave solli gjendjen në prag të kolapsit

05 korrik 2020 | 18:48

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) ka reaguar pas lajmit për vdekjen e pacientëve me koronavirus në QKUK dhe rritjes së të infektuarve, duke thënë se “institucionet nuk po arrijnë ta menaxhojnë fluksin e pacientëve”.

Në një komunikatë për media, PRAK ka kritikuar vendimin për lirimin e masave kundër sëmundjes Covid-19, duke thënë se kjo ka kontribuar që gjendja të bëhet “e pamenaxhueshme”.

“Kalimi nga masa rigoroze në masa tejet liberale, pa u ngritur kapacitetet spitalore, ka kontribuar që institucionet të vijnë në prag të kolapsit. Është e pashpjegueshme që në kohën kur rriteshin rastet e konfirmuara me Covid-19, masat preventive liroheshin edhe më shumë. Edhe më vështirë i shpjegueshëm është reduktimi i gjurmimit të kontakte të personave të prekur me Covid-19”, thuhet në reagimin e PRAK-ut.

Duke reaguar për vdekjen e pacientëve në Qendrën Klinike Universitare, kjo shoqatë ka kërkuar që për këtë duhet dhënë përgjegjësi dhe drejtori i Shërbimit Spitalor të Klinikës Universitare të Kosovë, Basri Sejdiu.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atdhe Nuhiu nuk ka pasur aktivizimin e dëshiruar këtë sezon,…