Shoqata “Krimet e Luftës Gjakova ’98-’99” dhuron 500 maska

19 qershor 2020 | 17:23

Shoqata “Krimet e Luftës Gjakova ’98-’99” të hënën do ta nisë aksionin “Mbaj edhe ti maskën”, me ç’rast do t’i dhurojë 500 maska për OJQ-të dhe qytetarët e Komunës së Gjakovës, ka treguar përfaqësuesja e shoqatës, Shkëndije Hoda.

Kjo shoqatë tubon rreth vetes ish-ushtarë të UÇK-së dhe aktivistë për të drejtat e njeriut, të cilët kërkojnë ndriçimin e krimeve të luftës të kryera nga kriminelët serbë. Po ashtu, herë pas here kjo shoqatë ndërmerr edhe aksione vullnetare me karakter social dhe humanitar, posaçërisht këtë periudhë të shfaqjes së Covid 19, por që vazhdon edhe me këtë aksion për shpërndarjen e maskave falas.

Përfaqësuesit nga Shoqata për Krime Lufte “Gjakova ’98-’99” deri tani kanë dorëzuar 14 kontingjente të padive kundër kriminelëve serbë me 3 500 lëndë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Dugagjin Gashi është i bindur se skuadra e Besës…