Shoqata Zejtare Afariste e Prizrenit shtroi iftar për kategoritë sociale dhe personat me nevoja të veçanta

16 prill 2022 | 20:46

Iftari i shtruar mbrëmë në qytetin e Prizrenit është më i veçanti se netëve tjera, ngase e kanë quar në vend një porosi të Krijuesit të gjithësisë, që të jemi unikë, solidarë e mbështetës ndaj njëri-tjetrit. Është begati e mirësi e Allahut që na ka bashkuar sonte në këtë sofër të bekuar.

Zotin na udhëzon që gjithherë të jemi të bashkuar e në ndihmë të njëri-tjetrit, se vetëm kështu jemi më të dashur te Zoti ynë.

Shoqata Zejtare Afariste në Prizren, shtroi iftar për kategoritë sociale dhe personat me aftësi të kufizuara në sheshin e Lidhjes së Prizrenit, ku kanë qenë të pranishëm rreth 430 persona.

Përveç drejtuesve të shoqatës “SHZAP” këtu kanë qenë i pranishëm edhe nga Kryesia BIK-ut, përfaqësuesit e bizneseve Prizrenas, si dhe asamblistë nga Kuvendi Komunal i Prizrenit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrja e Inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës njoftoi…