Shorti për “Elite Round”, ky është grupi i Kosovës U19

07 dhjetor 2023 | 13:52

Sot në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës është tërhequr shorti për “Elite Round” në kualifikimet e Kampionatit Evropian 2023/2024 për kombëtaren U19.

Në këtë fazë janë gjithsej 7 grupe me nga 4 skuadra, derisa Kosova bënë pjesë në grupin e parë së bashku me Spanjën, Austrinë dhe Slloveninë.

Turneu kualifikues i këtij grupi do të mbahet në Slloveni, derisa datat kur do të zhvillohen ndeshjet janë 20/23/26 mars 2024. Kualifikimin për në Evropian e sigurojnë skuadrat lidere të grupeve përkatëse.

Dardanët U19 arritën të kualifikohen në ‘Elite Round’ pasi tubuan pesë pikë në Grupin 7 të fazës së parë kualifikuese që u zhvillua muajin e kaluar, e ku ishin të përfshira edhe Ukraina, Sllovakia dhe Malta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata “Mjedra e Kosovës” ka mbajtur konferencën e tetë “Formimi…