Shosholli: Shqipëria është me fat që e ka Jasir Asanin

20 tetor 2023 | 13:27

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ajet Shosholli, në një prononcim për portalin “Open-TV” ka deklaruar se Kombëtarja shqiptare është me fat që e ka një lojtar si Jasir Asanin, i cili falë karakteristikave të tij dhe bashkëpunimit me grupin ka bërë që kuqezinjtë të kenë rezultate të mrekullueshme.

Trajneri kosovar pohoi se ish-sulmuesi i Partizanit, ka realizuar gola mjaftë të rëndësishëm për Shqipërinë.

“Shqipëria ka bërë një grup shumë të mirë dhe është me fat, pasi ka Jasir Asanin, i cili është bërë një lojtar karakteristik për Kombëtaren. Në ndeshjet e fundit ai ka treguar një cilësi, qoftë individuale, por edhe në bashkëpunim me grupin. Asani ka shënuar edhe golat më të rëndësishëm për Kombëtaren e Shqipërisë nga pozicionet e tij karakteristike, nga distanca, ku gjithçka nis nga krahu i djathtë dhe pastaj vjen finalizimi me këmbën e majtë. Me lëvizjet e tij duke shmangur kundërshtarët dhe me goditjet e sakta, Asani ka kontribuar, së bashku me të tjetër, duke bërë që Shqipëria të arrijë në këto rezultatet aktuale”, u shpreh trajneri kosovar.

Ajet Shosholli foli edhe për “Dardanët”, ku sipas tij, përfaqësuesja e Kosovës ka një grup të mirë lojtarësh dhe se nga kjo gjeneratë pret të kualifikon në ndonjë kampionat Evropian ose Botëror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zëdhënëse e Zyrës për të drejtat e njeriut në…