“Shota” e dyta në festivalin më të madh të folklorit në botë

06 gusht 2019 | 16:47

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” ka arritur të fitojë çmimin e dytë, në festivalin më të madh të folklorit në botë “Buyukçekmece Kulture ve Sanat Festivali” (Festivali Ndërkombëtar i Kulturës dhe Arteve), në Turqi.

Ansambli “Shota”, ka përsëritur suksesin e vitit 2013, kur po ashtu kishte fituar çmimin e dytë në këtë festival, por tani në një konkurrencë dukshëm më të fortë, duke marrë parasysh që në edicionin jubilar të 20-të të këtij festivali, këtë çmim e ka marrë në garën ku kanë konkurruar 28 shtete nga mbarë bota.

Marrë parasysh se Ansambli ka udhëtuar në Turqi, me disa mungesa në orkestër dhe grupin e valltarëve, ky është sukses shumë i madh, edhe për faktin që në këtë festival kanë garuar shtete me ansamble shumë serioze nga Rusia, Gjeorgjia, Ukraina, Bullgaria, Spanja, Serbia, Kroacia, Hungaria, Panamaja, India etj.

Vendin e parë dhe çmimin “Ura e Artë” e Mimar Sinanit e kanë ndarë dy ansamble nga Rusia dhe Hungaria ndërkaq vendin e tretë e ka fituar ansambli nga Gjeorgjia. Krahas pllaketës së argjendtë, për vendin e dytë Ansambli ka marrë edhe shpërblim material në vlerë prej 2000 dollarësh amerikan.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri shqiptar Etrit Berisha luan prej 6 sezonesh në Serinë…