Berisha: Duam të bëjmë një kampionat të mirë

06 gusht 2019 | 16:44

Portieri shqiptar Etrit Berisha luan prej 6 sezonesh në Serinë A, me Lazion, Atalantën dhe këtë vit do të hyjë në sezonin e 7-të me Spalin. 30-vjeçari ka folur në një intervistë, pas ndeshjes kundër Hellas Veronës e mbyllur 0-0.

“Kemi luajtur një ndeshje shumë të mirë, sidomos në mbrojtje. Jemi akoma në përgatitje dhe kemi shumë kohë për ta rikuperuar formën e duhur fizike. Duhet të punojmë akoma që të përmirësohemi më shumë. Do të jetë e vështirë për të arritur qëndrimin në Serinë A. Këtë sezon të gjitha skuadrat duan të bëjnë mirë, ato po përforcohen dhe në duhet të luftojmë fort. Duam të bëjmë një kampionat të mirë dhe të jemi protagonistë. Jemi gati për të filluar dhe kemi shumë besim për sezonin e ri. Këtu është shumë mirë, shokët e rinj më kanë ndihmuar për të arritur në formën e duhur. Jam shumë i lumtur këtu”, ka thënë Berisha.

Kujtojmë se Berisha u transferua në Itali, nga skuadra suedeze Kalmar, për të qëndruar në 3 sezone tek Lazio ku zhvilloi 60 ndeshje, më pas 3 sezone të tjera me Atalantën ku zhvilloi 91 ndeshje.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, janë…