
Shotani merr drejtimin e Istogut
Skuadra e Istogut e ka prezantuar trajnerin e ri, Bekim Shotani. Ky i fundit ka nënshkruar kontratë me “Troftat” deri në qershor të vitit të ardhshëm.
“Bekim Shotani nënshkroi sot kontratë me Istogun e cila është e vlefshme deri me 30 qershor 2022, por me mundësi vazhdimi edhe për dy vite tjera. Trajneri Shotani besoj në projektin e klubit tonë dhe shpresojmë që së bashku në tri vitet e ardhshme me punë të madhe ta realizojmë atë”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Istogut.
Trajneri vushtrrias Bekim Shotani do të ndihmohet nga stafi përcjellës me ndihmësit Mehdi Arifaj dhe Hysni Kabashi.
Shotani është trajner i njohur në futbollin e Kosovës ka udhëhequr skuadra të mëdha të Superligës siç janë Ballkani, Trepça ‘89, Llapi, Vushtrria, Drenica.
/Epoka e re/