Shpallet konkursi për drejtor menaxhues të KEK-ut

06 prill 2018 | 11:25

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka shpallur konkursin për drejtor menaxhues të kësaj kompanie.

Kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë për këtë pozitë duhet të kenë diplomë universitare në lëmin e administrimit të biznesit, ekonomisë, financave, inxhinierisë apo juridikut.

Po ashtu, kandidatët duhet të kenë se paku pesë vjet përvojë pune, duke përfshirë edhe përvojë pune të suksesshme në poste të larta drejtuese.

Ky konkurs do të jetë i hapur deri më 20 prill të këtij viti.

Detyrën e drejtorit menaxhues të KEK-ut e ka ushtuar Arben Gjuka.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur një delegacion…