Shpejtim Bulliqi, ky Agim Bahtir i Llapit!

21 tetor 2021 | 15:11

Bardhyl Meta

Shpejtim Bulliqi, kandidati i VV’së për kryetar të Podujevës – i cili bashkë me kryeministri Kurti premtonin fitore të thellë në Podujevë – siç dihet, përjetoi një përmbysje spektakolare të rezultateve dhe premtimeve që i kishte dhëne Parisë së LVV-së dhe llapjanëve!

– Dje ky sharrllatan e Agim Bahtir i Llapit, kishte një intervistë ku siç e ka zakon ai (njihet për gjuhë të ndyrë dhe t’përdalë!) – s’la personalitet llapjan pa e sha e pa e përbaltë, thue Ti, se kanë faj llapjanët pse atij i skadoi afati i përdorimit të një hershëm nga VV?!

– Njëjtë, për një përdorim, ishte edhe atëherë, kur zbulonte harta dhe kujdestaronte në tv, duke korrigjuar herë hartat e Departamentit Amerikan të Shtetit, herë ato të ekspertëve britanik e gjerman dhe herë hartat e NATO-s me të cilat kjo kishte bombarduar caqet serbe dhe kishte nënshkruar marrëveshjen e Kapitullimit te Serbisë, duke vijezuar me milimetra çdo cep te Kosovës prej nga Serbia dhe Mali Zi, duhet te mbanin distancë të saktësuar prej dhjetëra kilometrash!?

– Kosovarët – që atëherë (2016/2017) shkaku i grupit të këtij sharllatani – humbën rastin ideal që në grup me Ukrainën dhe Gjeorgjinë të lëvizin të lirë dhe pa viza!

Kah po e dëgjoja dje kur si një vajtojcë – në një intervistë e cila me shumë gjasë ia përmbylli përfundimisht karrierën e tij të shkurtë të kryetarit Podujevës – për besë – m’erdhi tug!

Edhe vajtojcë, por edhe lyp sadakë, edhe shanë dhe përbaltë e përçanë llapjanët – edhe ua do votën!

Ik, ik prej skene, o Agim Bahtiri i Llapit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mes përballjes me pandeminë, vështirësive të përditshme dhe sfidave pambarim,…