Shpend Ahmeti: Autobusët i bleva, s’kanë nevojë me ble më

13 nëntor 2021 | 19:35

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur në lidhje me komunikacionin në kryeqytet duke thënë se në asnjë qytet të botës nuk ndodh që komunikacioni të përmirësohet brenda gjashtë muajve.

Madje, Ahmeti thotë se me planin e mobilitetit kjo parashihet të bëhet për 12 vjet.

I pari i Prishtinës tha se deri në fund të dhjetorit pritet të vijnë 30 autobusë të rinj, ku tetë prej tyre do të jenë elektrikë, derisa thotë se ai që do ta pasojë në këtë post blerjen e autobusëve e ka punë të kryer.

“I kemi blerë 51 autobusë që na kanë kushtuar 10 milionë euro e të cilat është dashur t’i kthejmë për katër vjet që të na thonë se keni kapacitet me marrë kredi. Tash na e kanë dhënë kredinë për 30 autobusë të tjerë, ku tetë janë elektrikë. E kam nënshkruar marrëveshjen e parafinancimit dhe besoj që deri në fund të dhjetorit blihen edhe këta autobusë. Në të njëjtën kohë tash e publikojmë tenderin për operatorët privatë dhe do t’i kemi 160 autobusë që është paraparë në planin e mobilitetit”.

“Autobusët i bleva, s’kanë nevojë me ble më”, është shprehur Ahemti në emisionin “Ju Flet Prishtina” në Klan Kosova.

Sipas tij, kolonat do të reduktohen kur të ndërtohet unaza e brendshme e kryeqytetit në vlerë prej 120 milionë eurove, paratë e së cilës do t’i sigurojnë me kredi dhe ndihmë nga qeveria, e cila pritet të lëshohet në qarkullim për vetura në vitin 2024.

Ndërsa sa i përket ndotjes së ambientit, Ahmeti tha se pa ndryshuar qasja e njerëzve ndaj makinave cilësia e ajrit në Prishtinë do të jetë problem.

“Pa ndryshuar qasja e njerëzve ndaj makinës është pak problem, sepse të njëjtit njerëz që ankohen për ndotjen e ajrit dhe ambientin gjatë dimrit gjatë verës i kanë nga tri makina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Shqipërisë U19 ka barazuar me Serbinë U19 me…