Shqipëria U19 përmbys rezultatin kundër Serbisë

13 nëntor 2021 | 19:29

Kombëtarja e Shqipërisë U19 ka barazuar me Serbinë U19 me rezultat 2-2, pavarësisht se ishte duke humbur me dy gola epërsi.

Të parët kaluan në epërsi vendasit me Mituljkic, në minutën e 42-të, teksa raste të tjera nuk kishte dhe kështu u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Serbia e dyfishoi epërsinë me Lazetic, në minutën e 77-të, ndërsa më pas Shqipëria u kthy në lojë duke e barazuar rezultatin, Henrik Dërguti e ngushtoi epërsinë në minutën e 84-të, teksa katër minuta më vonë e shënoi edhe golin e dytë duke e barazuar rezultatin.

Shqipëria e arriti pikën e parë në kuadër të kualifikimeve për Euro U19 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i qeverisë në një intervistë për televizionin francez, France24,…