Shpend Ahmeti: Kemi vendosur stickers për të shënuar distancën e nevojshme

02 prill 2020 | 18:35

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se janë duke vendosur shenja në vendet ku është e nevojshme të ruhet distanca.

“Një gjë e vogël. Sot kemi shtypur këto stickers që vendosen në tokë për të shënuar distancën e nevojshme në vende ku ka radha për të blerë sende”.

“E filluam me komunë dhe do të dërgojmë në markete, barnatore e pika tjera ku ka nevojë. Ruajeni distancën”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka takuar ambasadorin…