Shpend Ahmeti reagon ndaj therjes me thikë të mësueses në Prishtinë

30 prill 2019 | 13:16

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar lidhur me therjen me thikë të një mësuese në shkollën “7 marsi” në lagjen Kalabria në Prishtinë.

Ahmeti përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se ka vizituar mësuesen në QKUK dhe për fat të mirë ajo është jashtë rrezikut për jetë.

 

Reagimi i plotë:

Para pak orësh në shkollën “7 Marsi “, në Prishtinë një prinde e një nxënëse në parashkollor ka sulmuar me thikë një mësuese edukatore në vendin e saj të punës.

Sapo vizitova mësuesen në QKUK dhe për fat të mirë ajo është larg rrezikut për jetë. Sulmuesja është arrestuar dhe policia po e heton rastin.

Mësueses, që me dekada punon në Komunën tonë për të përcjellur dhe përgatitur gjenerata të parashkollorëve, i urojmë shërim të shpejtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka takuar sot ambasadorin e…