Shpërndahen 300 pako ushqimore për familjet nevojtare në Podujevë

23 shkurt 2024 | 12:02

Në Podujevë është bërë shpërndarja e 300 pakove ushqimore nga organizata “Qatar Charity” për familjet me gjendje të rëndë ekonomike.

Përzgjedhja dhe ndarja e pakove ushqimore është bërë nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në bazë të regjistrave që posedon kjo drejtori për familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe në asistencë sociale.

Komuna e Podujevës falënderon organizatën nga Katari për donacionet e vazhdueshme që ka ofruar për qytetarët e Podujevës dhe institucionet lokale në financimin e projekteve të ndryshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën drejtimin e të parit të Komunës së Malishevës, Ekrem…