Shpërndahen 45 centrifuga për bletarët e Skenderajt

30 shtator 2019 | 16:18

Komuna e Skenderajt ka bërë shpërndarjen e 45 centrifugave për bletarët e kësaj komune.

Me këtë rast, kryetari i Skenderajt, ka thënë se bujqësia ka qenë dhe mbetet prioritet i komunës që drejtohet nga ai.

“Çdo ditë në përkrahje të bujqësisë! Sot, kemi shpërndarë 45 centrifuga për bletarët përfitues të komunës tonë, me qëllim që t’i ndihmojmë në zhvillimin dhe rritjen e punës që ata po e bëjnë në sektorin e bletarisë. Bujqësia ka qenë dhe do të jetë prioritet i yni!”, ka shkruar Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 5 people, outdoorImage may contain: 3 people, sky, tree and outdoorImage may contain: 3 people, people sitting and outdoorImage may contain: 5 people, outdoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë zhvilluar shtatë xhiro në IPKO Superligën e Kosovës në…