Shpërndahen 640 pako higjienike për familjet në nevojë në Kamenicë

29 mars 2020 | 14:58

Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me organizatën “AMJ” kanë filluar ndarjen e 640 pakove higjienike.

Këto pako janë duke u shpërndarë tek familjet në nevojë, të cilat janë të regjistruara në Qendrën për Punë Sociale në Kamenicë dhe përmes identifikimit të këshillave lokal.

Përpos shpërndarjes së pakove ushqimore, edhe këto pako higjienike janë dërguar në secilën shtëpi, duke u kujdesur kështu për mos krijimin e tollovisë dhe mbajtjen e distancës sociale.

Më këtë rast, kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka falënderuar organizatën “AMJ” dhe Premtim Fazliun për angazhimin dhe sjelljen e këtij donacioni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke ka paralajmëruar klubet e…