Shpërndahen fletushka informative për parandalimin e lëmoshës në kryeqytet

17 janar 2020 | 15:04

Komuna e Prishtinës dhe Policia e Kosovës kanë bërë shpërndarjen fletushkën informative për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në kryeqytet.

Kjo komunë ka njoftuar se kanë hartuar edhe programe të ndryshme për parandalimin e kësaj dukurie shqetësuese.

“Komuna e Prishtinës ka të hartuar programe dhe politika të veçanta për të trajtuar këtë dukuri dhe kategori shoqërore. Kohë më parë, në bashkëpunim me ‘Terre des hommes-Kosovo’ kemi funksionalizuar Qendrën ditore për fëmijët në situatë rrugë, duke qenë se janë grupi më i cenueshëm i kësaj kategorie. Falënderojmë Policinë e Kosovës dhe partnerët tjerë për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati Komunal gjatë punës në terren ka inspektuar të gjitha…