Shpërndahen libra për nxënësit e Obiliqit

20 janar 2020 | 23:09

Në vazhdën e shpërndarjes së librave për nxënësit fitues të garës Nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik dhe garës Nacionale të Diturisë, sot u shpërblyen nxënësit e Komunës së Obiliqit.

Këto sete librash u ndanë nga Zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës për 82 nxënës.

Në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve morën pjesë edhe zyrtarë të tjerë institucional, drejtor shkollash, mësimdhënës, nxënës e prindër. Më të lumturit në këtë mes ishin nxënësit të cilët thanë se shpërblimi për ta është motiv për të mësuar.

Nga pjesëmarrja e nxënësve në të gjitha nivelet e garës, Komuna e Obiliqit ka pasur gjithsej 449 fitues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka komentuar mosmarrëveshjet…