Shpërndahen motoklutivatorë për fermerët llapjanë

22 dhjetor 2023 | 16:06

Drejtori i drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik, Vigan Salihu, bashkë me përfaqësuesen e Islamic Relief, Albulena Gashi morën pjesë në procesin e shpërndarjes së motokultivatorëve për 73 fermerët përfitues nga projekti i i marrëveshjes mes Komunës së Podujevës me organizatën “Islamic Relief”.

Motokultivatorët e shpërndarë për fermerët përfitues janë; 50 motokultivatorë me frezë, ndërsa 23 motokultivatorë me kosë.

Drejtori Salihu i uroi fermerët përfitues dhe e falënderoi organizatën për ndihmën dhe kontributin e vazhdueshëm për fermerët në Komunën e Podujevës në projekte të ndryshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Carlo Ancelotti, trajner i Realit të Madridit është pyetur pas…