Shpërndahen rreth 400 maska, doreza dhe fletushka informative për qytetarët e Mitrovicës

24 qershor 2020 | 15:02

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me nënkryetarin Faruk Mujka, dhe drejtorin e Arsimit, Egzon Jashari, kanë marrë pjesë të mërkurën në aktivitetin e organizuar nga Platforma Civikos në bashkëpunim me OJQ-në “Mundësia”, CBM, Open Data Kosovo dhe nxënësit e shkollës së mesme ekonomike “Hasan Prishtina”, në Mitrovicë.

Ky aktivitet simbolik kishte për qëllim realizimin e fushatës vetëdijësuese “vendoseMaskën”, me ç’rast kryetari Bahtiri dhe nënkryetari Mujka së bashku me disa nxënës kanë shpërndarë maska, doreza dhe broshura informative për qytetarët kalimtarë në sheshet e Mitrovicës.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte ndërgjegjësimi i qytetarëve për rëndësinë dhe domosdoshmërinë e përdorimit të maskave në ambiente publike për t’u mbrojtur nga virusi Covid-19, me të cilin përballemi e gjithë bota.

Me këtë rast, kryetari Bahtiri ka përgëzuar organizatat në fjalë si dhe nxënësit për iniciativën e ndërmarrë, duke thënë se këto aktivitete luajnë rol të rëndësishëm në vetëdijesimin e qytetarëve, sepse në këtë mënyrë mbrohet vetë shëndeti i tyre, familjarëve dhe shoqërisë në përgjithësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur në…