
SHPERNGULJA E SHQIPTARËVE NGA LUGINA E PRESHEVËS
15 ditë pas hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, saktësisht më 26 Qershor 1999, Shërbimi për Informim i Zonës Operative të Karadakut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për herë të parë, publikoi INFORMATË zyrtare e cila u lexua në Radio Televisionin e Shqipërisë, në TVSH, ku
informoi opinonin kombëtar, por edhe atë ndërkombëtar, se nga dhuna dhe represioni, nga rrahjet, nga torturat dhe terrori i forcave ushtarako-policore serbe, nga ato vendore në Serbi, por edhe nga ato të cilat po largoheshin nga Kosova, pas Marrveshjes së Kumanovës, filloi shpërngulja e shqiptarëve nga vatrat e tyre stërgjyshore në Luginë të Preshevës!
Pothuaj e tërë Informata e datës 26 Qershor 1999, ose në masën më të madhe të saj, iu kushtua gjendjes së popullit shqiptar, në Kosovën Lindore, konkretisht në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë!
Në Informatën, që e mban datën 26 Qershor 1999, përmenden rrahjet shtazarake dhe shpërngulet masive nga fshatrat shqiptare të Luginës nga: Suharrna, Ramnabuqa, Qarri, Zarbinca, Muhoci e fshatra tjera!
UÇK, Zona Operative e Karadakut dhe Shërbimi i saj për Informim Publik, më 26 Qershor 1999, e para në nivel vendi, në rrugë zyrtare, në nivel kombëtar, por edhe ushtarak, sepse u njoftua edhe US ARMY, informoi për shpërnguljen me dhunë e terror të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës!
Prishtinë, 26 Qershor 2025!