Shpërthejnë dy vullkane në Indonezi

02 mars 2021 | 11:50

Dy vullkane në ishuj të veçantë në Indonezi shpërthyen, duke lëshuar hi dhe material piroklastik në shpatin e tyre.

Mali Sinabung në Sumatra shpërtheu një grumbull hiri të gjatë 5,000 metra dhe poshtë shpatit me rrjedha piroklastike, një përzierje e shpejtë dhe e nxehtë gazi me material shkëmbi të shkrirë, tha agjencia gjeologjike e vendit.

Mali Merapi në Java shpërtheu gjithashtu dhe materiali i nxehtë piroklastik zbriti gati dy kilometra poshtë shpatit të saj jugperëndimor.

Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima në ndonjë prej shpërthimeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me gjithë vështirësitë e trashëguara nga e kaluara, Korporata Energjetike…