‘Shpërthen’ Haxhi Shala: Fundërrinat janë ngjitur në kulmin e shtetit

26 nëntor 2020 | 08:36

Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala, ka reaguar pas vendimit të u.d të presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin e katër konsujve, në mesin e të cilëve është edhe djali i tij, Flakron Shala, i cili ishte emëruar konsull i përgjithshëm në Pragë të Çekisë.

Shala në një shkrim në “Facebook”, duke i uruar djalit ditëlindjen, tërthorazi ka përmendur edhe vendimin e Osmanit për shkarkim, duke e quajtur këtë të fundit fundërrinë, ani pse emrin nuk ia përmendi.

“Sonte kur ti Flakron dhe Kosova jeton lirinë, lirinë tënde dhe të Kosovës po e njollosin fundërrinat e ngjitura në kulmin e shtetit”, ka shkruar Shala.

Postimi i tij i plotë:

Flakron biri im kur ti linde para 25 vite unë jetoja refugjatin dhe Kosova lëngonte nga robëria serbe.

Sonte kur ti Flakron dhe Kosova jeton lirinë, lirinë tënde dhe te Kosovës po e njollosin fundërrinat e ngjitura në kulmin e shtetit.

Flakron flakro kudo qe je me dashurinë për atdheun tonë Kosovën!

Urime ditëlindja!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka…