Shpërthen makina, piloti shpëton për mrekulli

28 shkurt 2018 | 14:14

Garat automobilistike të “dragster” dhurojnë gjithnjë drithërima, por ajo që i ndodhi John Force arrin në kufijtë e të pabesueshmes.

Piloti amerikan, një prej veteranëve të kësaj kategorie, u bë viktimë e një aksidenti të frikshëm në Arizona. Gjatë garës, Force pa makinën e tij të shpërthente ndërkohë që ai i ishte në shpejtësinë maksimale.

Ajo që është më e pabesueshme në të gjithë këtë histori është se ky aksident nuk pati pasoja për John Force, i cili gjithsesi u dërgua në spital për një kontroll më të imtësishëm mjekësor.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi pret që në…