Shpërthim i fuqishëm në veri, tronditen banorët

03 korrik 2023 | 08:14

Një shpërthim i fuqishëm ka dridhur mbrëmë në orën 12:50 veriun e Mitrovicës.

Banorët e lagjes “Tre Rrokaqiejt” ku ndodhi shpërthimi thanë për “Mitropol” se ky ishte shpërthimi më i fuqishëm që ka ndodhur gjatë viteve të fundit dhe dyshimet janë se është hedhur një granatë dore.

Mjeti i shpërthyer u hodh në drejtim të një veture të tipit ‘Shkoda’, e cila është djegur dhe ka shkaktuar tym të madh, me ç’rast është larguar nga vendi pas rreth një ore.

Sipas asaj që raportuan banorët, shpërthimi ka ndodhur te vendi që njihet si ‘Qershija’, apo ‘Teqja e Vjetër’.

Pas shpërthimit dhe djegies së veturës, ekipet e rendit publik dhe ekipet nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës kanë dalë t’i patrullojnë rrugët e veriut të Mitrovicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi famëkeq rus i mercenarëve Wagner, që kreu rebelimin më…