Shpërthime në dy zyra postare në Holandë

12 shkurt 2020 | 12:24

Dy shpërthime ndodhën në dy zyra postare në Holandë, pa shkaktuar viktima apo të lënduar.

Shpërthimi i parë ndodhi rreth orës 8 të mëngjesit në një nga postat e Amsterdamit.

Ndërsa shpërthimi i dytë ndodhi në qytetin jugor të Kekrades.

Të dyja shpërthimet ndodhën në dhomat ku mbahen letrat dhe pakot postare.

Policia dyshon se në të dyja rastet bëhet fjalë për pako bombë.

Por është ende e paqartë nëse ngjarjet janë të koordinuara, ndërsa po hetohet për të zbuluar autorët e dërgimit të këtyre pakove.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse bëhet fjalë për Leonardo DiCaprion, atëherë kjo i justifikon…