‘Shpërthimi’ i Fisnik Asllanit në Bundesligë, gjatë vitit 2025

31 dhjetor 2025 | 14:22

Kushdo që i dëshiron shërbimet e sulmuesit Fisnik Asllani, duhet t’i shpenzojë 50 milionë euro pasi ky është çmimi që ka vendosur Hoffenheimi për reprezentuesin e Kosovës.

 Në fakt, nuk është aspak çudi që klubi gjerman kërkon njëdëmshpërblim të tillë për sulmuesin 23-vjeçar, i cili ka shpërthyer në sezonin e tij të parë në Bundesligë.

 Barcelona, Bayern Muncheni, Borussia Dortmundi dhe dyskuadra tjera nga Premier League e Anglisë kanë shprehurinteresim për Asllanin dhe janë të garë për transferimin e tij.

 Asllani para fillimit të këtij sezoni u kthye tek Hoffenheimi pas huazimit njëvjeçar te Elversbergu në Bundesligën 2, kampionatku shënoi 18 gola dhe bëri 9 asistime në 33 paraqitje.

 E me formën e njëjtë, Asllani vazhdoi edhe në elitën e futbollitgjerman, ku në 15 ndeshje të Bundesligës ka realizuar 6 gola dheka bërë 2 asistime.

 Duke parë formën e mirë të Asllanit dhe interesimin ngaskuadrat tjera të mëdha, Hoffenheimi ia vazhdoi kontratën derinë verën e vitit 2029 dhe përfshiu një klauzolë lirimi në vlerëprej 30 milionë eurosh.

 Te Barcelona po e shohin Asllanin si pasardhës ideal të polakutRobert Lewandowski dhe trajneri Hansi Flick po insiston nëtransferimin e kosovarit.

 Drejtuesit e Bayernit kanë konfirmuar interesimin për Asllanindhe janë në dijeni për konkurrencën e fortë për shërbimet e tij, që do të thotë se bavarezët mund të veprojnë gjatë janarit për tëarritur marrëveshjen me Hoffenheimin.

 Vet Asllani ka pranuar se është në dijeni për interesimin e skuadrave të mëdha të Evropës, duke shtuar se nuk e ka ndërmend të ngutet përpara se të marrë një vendim të prerë përtë ardhmen e tij.

 Ai ka thënë se fillimisht është i fokusuar për të vazhduar me formën e mirë dhe shënimin e golave tek Hoffenheimi, përparase të largohet.

 Bazuar në të gjitha këto, atëherë lehtë mund të konstatohet se kymund të jetë sezoni i tij i fundit te skuadra e Hoffenheimit.

 Ai iu bashkua ekipit të dytë të Hoffenheimit në vitin 2020 nga tërinjtë e Union Berlinit, për t’u promovuar në ekipin e parë dyvite më vonë.

 Krahas huazimit te Elversbergu, Asllani ka luajtur si huazimedhe tek Austria e Wienes, ndërsa në shtator të vitit 2024, debutoi te Kombëtarja e Kosovës ku në 12 paraqitje deri më tanika shënuar 3 gola.
Kurdo që të largohet Asllani nga Hoffenheimi, muajin tjetër apo në fund të këtij sezoni, dëmshpërblimi për transferimin e tij, do të jetë nga 30 deri në 50 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë…