Shpërthimi në tregun e kafshëve në Prizren, arrestohet njëri prej tre të dyshuarve

22 nëntor 2023 | 13:09

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka njoftuar që njëri prej tre të dyshuarve në shpërthimin e ndodhur në Prizren tashmë është arrestuar.

Sot (e mërkurë) në mëngjes, dhjetë persona kanë mbetur të lënduar pas një shpërthimi në tregun e kafshëve në këtë qytet.

“Prokuroria Themelore në Prizren, ju njofton se sot rreth orës 04:50 të mëngjesit ka ndodhur një shpërthim në Tregun e Kafshëve në Prizren. Nga ky shpërthim dhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore, pesë prej tyre janë dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa pesë persona tjerë janë liruar në shtëpi pas trajtimit në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar dhe njësitë relevante policore për të hetuar rastin. Lidhur me rastin, tre persona të dyshuar janë identifikuar, njëri prej tyre është arrestuar dhe gjendet nën masën e ndalimit, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë në kërkim”, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prizren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëthemeluesi i OpenAI, Sam Altman, do të kthehet në detyrë…