
Shpëtim Babaj emërohet drejtor sportiv i KF Prishtina e Re
Klubi i sapo promovuar në elitën e futbollit kosovar, Prishtina e Re, ka njoftuar të premten se kanë emëruar në rolin e drejtorit sportiv ish-futbollistin e njohur, Shpëtim Babaj.
Babaj si një ish-lojtar me karrierë të pasur, do t’i ndihmojë Prishtinës së Re në arritjen e objektivave të klubit. Prishtina e Re ka njoftuar: “Kemi kënaqësinë të njoftojmë zyrtarisht emërimin e Shpetim Babaj në pozitën e Drejtorit Sportiv.Babaj kishte karrierë të çmuar si lojtar në skuadra të ndryshme vendore dhe evropiane, përvoja dhe njohuria e tij mbi futbollin do të jenë kyqe në ndërtimin e një skuadre konform objektivave të klubit”.
Në anën tjetër pas prezantimit Babaj ka thënë se objektivi është të ndërtojmë një projekt i qëndrueshëm dhe konkurrues në futbollin vendor. “Jam bashkuar me një klub me ambicie të qarta dhe një strukturë të organizuar si KF Prishtina e Re. Objektivi ynë është të ndërtojmë një projekt të qëndrueshëm dhe konkurrues në futbollin vendor. E dimë që kjo nuk është e lehtë, jemi në vitin tonë të parë në Superligë dhe na pret shumë punë përpara. Por, duke parë përkushtimin, organizimin dhe ambiciet që ekzistojnë brenda klubit, jam i bindur që do t’i arrijmë qëllimet tona”, ka thënë Babaj