Shpetim Bajoku mbyll garimin në Lojërat Evropiane, renditet i nënti

25 qershor 2023 | 16:00

Shpetim Bajoku ka përfunduar garimin në garat e boksit në Lojërat Evropiane Krakow 2023.

Boksieri kosovar pësoi humbje nga turku Kagan Bilge Kangli, me rezultat 3:2, kategoria -63.5 kg.

Bajoku fitoi raundin e parë, e humbi të dytën, ndërsa për raundin e tretë, gjyqtarët fitoren ia dhanë boksierit Kagan.

“Sidoqoftë, me boksin e shfaqur sot, por edhe të premten, Shpetimi, mbetet shpresa jonë e madhe e boksit dhe sportit të Kosovës, ku urojmë që ai në turnet kualifikues olimpik, të fitojë normën olimpike për Paris 2024”, thuhej në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Me një fitore dhe një humbje, Bajoku përfundon në vendin e nëntë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, është shprehur zemërthyer me pamjet…