Shpëtimtarët, strategët, çlirimtarët dhe shtetkrijuesit e Kosovës

13 gusht 2025 | 14:15

Shkruan: Agron Haxhiu

Rreziku për shuarje në fillim të luftës!
Ishte fillimi i rekrutimit të ushtarëve të lirisë – UÇK. Numri ishte i pakët, shumë i vogël në nivel të Kosovës asokohe, pothuajse me numër dyshifror të atyre që ishin të gatshëm në bashkëngjitje!
Lufta e 5, 6 dhe 7 marsit në Prekaz ishte fatale për një fillim lufte. Bashkë me shokët edhe unë e përjetova këtë kohë të vështirë.
Dëshpërim nga mungesa e forcës njerëzore dhe armatimit pllakosi ndër ushtarët e atëhershëm.

Ringritja
Pas vrasjes së Jasharajve, dikush bëri KAPËRCIMIN e madh të gjendjes!
Ishin dy veta ata që bënë kapërcimin vendimtar: Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Ata sensibilizuan dhe organizuan ardhjen e shumë komandantëve që sot i njohim në Kosovë. Misioni i tyre, përveç udhëheqjes, ishte rritja e numrit të ushtarëve në terren.
Ishin shumë komandantë si: Fehmi Ladroci, Ilaz Kodra, Sami Lushtaku, Fatmir Limaj, Shukri Buja dhe shumë e shumë të tjerë, të cilët morën nën udhëheqjen e luftës e që më vonë do të fitohej.
Kjo meritë ishte për operativën në terren, pa përmendur ngritjen e strukturës politike më vonë, e cila ishte pararendëse për t’u bërë konferenca Rambujes.
Pa rolin e këtyre dy figurave, do të ishte e pamundur arritja deri te përfundimi i luftës dhe fitorja!
Kryengritjet shqiptare ishin të pandalshme për vite me radhë pas luftës së ’45-s, por nuk kishin një vazhdimësi dhe shuheshin që në nisje. Pra, këta djem atëherë, sot burra të mëdhenj të kombit – bënë atë që askush tjetër nuk e bëri dot!
Vlera e tyre mund të duket e pakët sot, sepse ata janë ende gjallë dhe mund të përfolën vetëm nga xhelozia e inati, mos të them nga dikush të paguar nga Serbia!
Por, nesër, kur ata nuk do të jenë më do të vërtetojnë se ishin shpëtimtarët, strategët, çlirimtarët dhe shtetkrijuesit e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë me dije se në dy…