Shpëtohet pas dy ditësh burri i bllokuar në rrënoja pranë gruas dhe dy vajzave të vdekura

08 shkurt 2023 | 16:23

Një burrë i cili ishte i gjallë pranë gruas së tij të vdekur është shpëtuar të mërkurën në Turqi pas 48 orësh tmerri të paimagjinueshëm, pasi numri i të vdekurve nga tërmeti i së hënës në të gjithë vendin dhe fqinjin e tij, Sirinë, ka shkuar mbi 11 mijë e 200.

Pamjet nga skena e shpëtimit në qytetin turk të Hatay kanë treguar burrin të ngecur poshtë një pllake betoni të rënë, dyshemesë dhe trupit të pajetë të gruas së tij.

Burri është nxjerrë nga ndërtesa e rrënuar, së bashku me trupat e gruas dhe dy vajzave të tij, të cilat gjithashtu kanë vdekur.

Ata e kanë vendosur personin në fjalë në dysheme për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, larg nga vendi ku trupat e gruas së tij Esra dhe vajzave Mahsen dhe Besira, ishin të mbështjellë me batanije. /abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dries Mertens është një shembull për t’u ndjekur edhe jashtë…