Shpëtoi pas 94 orësh nën rrënoja, pinte urinën për të mbijetuar

10 shkurt 2023 | 08:33

Një adoleshent u shpëtua nga rrënojat e një ndërtese të shembur në epiqendrën e tërmetit, Gaziantep, mëngjesin e sotëm, 94 orë pas tërmetit të parë.

Ekipet e shpëtimit qanë, duartrokitën dhe brohoritën emrin e tij ndërsa nxorrën Adnan Muhammed Korkut, 17 vjeç, nga bodrumi ku ai kishte mbetur i bllokuar.

Shpëtimi dramatik vjen pasi shanset për të gjetur më shumë të mbijetuar po zvogëlohen shpejt, me shkallën mesatare të mbijetesës që bie në 6% deri në ditën e pestë në këto lloj fatkeqësish, sipas ekspertëve.

“Faleminderit Zotit që mbërritët”, tha ai duke përqafuar nënën e tij.

“Faleminderit te gjitheve.”

Z. Korkut ishte kryesisht i padëmtuar, por tha se ishte i detyruar të pinte urinën e tij për të mbijetuar.

“Unë kam një djalë si ju”, i tha një punonjës shpëtimi.

“Të betohem, nuk kam fjetur për katër ditë. Të betohem se nuk kam fjetur, po përpiqesha të të nxjerr jashtë,” shtoi ai

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në gjysmën e parë të tetorit 2022, stafi në një…