Shpresa për një të ardhme të mirë për popujt europianë – kombin europian

28 tetor 2019 | 12:51

Shkruan: Hisen Berisha

Teoritë shkencore njohin komunitet/racat e njerëzve që tashmë mund të grupohen në dy lloje, ato të lashta dhe ato historike apo që janë në formim ose janë përfunduar si proces i formimit të tyre. Me këtë dhe duke u nisur nga fakti se racat e lashta, po t’i shohim në kontekst të tre faktorëve determinues të ekzistencës apo mbijetesës se tyre, siç janë: pabarazia numerike; dallueshmëria, në shenjat e tyre dalluese psikologjike; të jetuarit gjatë në ambient të njëjtë mjedisore fizik a moral, janë unik në koekzistencën e tyre, ndaj është e vështirë që në mesin e popujve të qytetëruar të takojmë raca të vërteta apo të pastra. Por, kemi të bëjmë më shumë me raca historike apo të krijuara nga dukuritë sociale si pushtimet, emigrimet, politikat etj. dhe të formuara me përzierjen e njerëzve përkatësisht kryqëzimet e racave dhe pretendimi për të krijuar një komunitetet të vetëm historik që ka shenja të përbashkëta psikologjike, si ne rastin e Bashkimit Evropian. Kryqëzimi popujve si proces i ndryshimit të strukturës së tyre fizike dhe shpirtërore si e vetmja formë për të sfiduar konsistencën e trashëgimisë, është komponentë mjaft e fortë për tu luftuar me trashëgimi. Përmes këtyre formave pretendohet që të zhduket shpirti i këtyre komuniteteve/racave si tërësi e ideve dhe ndjenjave të përbashkëta që përbëjnë fuqinë e popujve, pa të cilat nuk mund të ekzistojnë as kombi e as atdheu.

Kjo formulë u pretendua të aplikohej ndaj racës se shqiptarëve, nga regjimi i ngrehinës artificiale federatës jugosllave, e cila ashtu si të gjitha perandoritë e mëdha që i njeh historia, që bashkonin popuj të ndryshëm e shumë të dallueshëm, e që ishte krejt e pamundur të jetonin nën të njëjtat institucione e ligje, ashtu siç u krijuan me forcë ishin të destinuara edhe të shembeshin nga dhuna. Këtë fat pati edhe federata e bashkuar e popujve sllav, që kishin dallueshmëri të thellë me popullin vendas dhe për ironi të teorive shkencore qëndronin më lartë se sa pushtuesit. Kjo lartësi gjenetike, kulturore dhe psikologjike të komunitetit/racës vendëse (shqiptarëve) ndaj barbarëve sllavë të shekujve VI dhe VII si dhe me theks IX dhe XI, arriti që ti bëj të njëjtit inekzistent konceptualisht, me të prekë në vlerat e trashëgimisë sonë gjenetike, shenjat e trashëguara që na dallonin prej tyre dhe reagimit jo të qytetëruar ndaj trashëgimisë sonë. Pra vandalët sllav nga karpatet nuk ishin mjaftueshëm të kulturuar që të silleshin apo të vepronin me kujdes ashtu siç u treguan të kujdesshëm dhe vepruan anglezet me kolonitë e tyre afrikano-aziatike, duke ju vunë kufizime veç në vjeljen e taksës, pa u përzier në lirinë e organizimit të jetës dhe udhëheqjes. Prandaj edhe ja ku përfunduan “federalistet” titist serbosllav. Ne ishim një popull i lashtë me proces të përfunduar të identitetit gjenetik racor, si dhe duke iu falënderuar edhe kufizimeve në martesa e përzierje kulturore tradicionale si nga religjionet që dominonin në popullin tonë ashtu edhe nga kodi gjenetik nacional. Për shkak të qëndrimit të gjatë si pushtues, pushtues të ndryshëm, lanë elemente të “qytetërimit” të tyre animal, që asnjëherë nuk mundi të integrohej në asnjë element të kulturës sonë autentike, lanë elemente të gjuhës së tyre që i trajtojmë si barbarizma dhe po zhduken me kohen, por asnjëherë nuk arritën të lenë te Ne, gjakun e tyre. Edhe po të ndodhte kjo, atëherë si metistë me trashëgimi antagoniste, nuk arritën të kurojnë as të mbajnë gjallë ndonjë lloj qytetërimi. Nga jeta njohim shumë metistë që dolën nga kryqëzimet e tilla siç ta zëmë ndodhi në rastin e përzierjes racore serbo-cigane trashëgimitë antagoniste të të cilëve iu shpërbën moralitetin dhe karakterin e tyre dhe prodhuan metistë siç dëshmohet në praktik rasti i ministrit serb të Mbrojtjes, Vulin dhe vet presidentit serb Vuçiq.

Pra në trevat e Ilirisë me të rënë në kontakt me racën e lartë Iliro-pellazge, ju ndodhi më shumë “aklimatizimi egjiptian” dhe si të tillë më lehtë do të përballen me zhdukjen e tyre. Historia e njeh koncentrimin e tyre në pashallëkun e Beogradit trashëgimi nga Turqia. Ketë e dëshmon dhe fenomeni maqedonas i deklarimit të përkatësisë edhe pas afro 100 viteve koegzistencë në identitet artificial. Si shembull kemi deklarimin e përkatësisë së tyre nga ana e kryeministrave maqedon se janë bullgar apo shqiptarë ortodoks apo të akademikëve maqedon se janë shqiptare apo shqiptarë ortodoks, ministrit grek të punëve të jashtme që deklaron se është Arvanitas, etj. Janë këto elemente progresive midis racave të larta siç historia njeh arianet dhe Iliro-pellazgët gjegjësisht shqiptaret që janë afër njeri tjetrit siç janë bije fjala anglezët dhe gjermanet në amerikën e sotme.
Lashtësia e racës shqiptare, konfirmohet jo vetëm me vlerat etnogjenetike por edhe në aspektin onomastik të toponomisë së territorit ku janë zhvilluar si race e lashte, e të cilat toponime në Evropë, Afrikë dhe Azi deshifrohen vetëm në pellazgjishte përkatësisht shqipen e sotme. E duke e konsideruar gjuhën si ndër elementet me të cilën identifikohet komuniteti/raca, përfitojmë edhe një element shtesë që konfirmon lashtësinë e racës dhe procesin tashmë të përmbyllur të formësimit të identitet racor. E veçanta e komuniteti/racës shqiptare është se për dallim nga racat tjera në kontinentet e Afrikës dhe Azisë që kanë mbijetua falë kriterit numerik, komuniteti /raca shqiptare i ka rezistuar kryqëzimeve racore, me elementet dalluese psikologjike dhe vlerave nacionale unike. Faktorët onomastik që përforcojnë lashtësinë e racës sonë si komunitet, edhe sot po tremb komunitetin evropian.

“Një popull mund të duroj shume katastrofa e prapë të jetë në gjendje të ngihet në këmbë, por ai do humbas çdo gjë e nuk do ngrihet dot më kurrë po që se humbet shpirtin”.
Këtë element të kombit shqiptarë nuk arritën ta ndryshonin asnjë pushtues dhe as eksperimentuesit e tipit të federatës jugosllave. Kjo as si mjedis fizik dhe as si mjedis moral, nuk ka arritur të ndikoj në devijimin – kryqëzimin tonë racor si race e larte dhe tashmë e formuar prej shumë kohësh përmes trashëgimisë. Mbase këto komponentë edhe bëjnë të frikshëm për t’u integruar në BE si grumbull popujsh të kryqëzuar apo që po eksperimentohet të kryqëzohen duke asgjësuar së pari shenjat psikologjike të trashëguara nga të parët për të krijuar një “tabula rosa” tek e cila veprimi i mjedisit gradualisht forcon shenjat e reja psikologjike. Pra, vetëm kjo forme është dhe rruga e formimit të një race të re historike që do të quhej Bashkimi Evropian apo populli evropian apo European-ët. Nga kjo del se ndikimi i mjedisit fizik dhe moral është shumë i fortë te popujt apo kombet në formim.

Por si qëndron kjo tek popujt europian? Kjo në Evropën me shumë trashëgimi kulturore, politike dhe historike do të jetë proces i komplikuar, meqë nuk ka popull evropian të mos jetë formuar nga elemente të popujve tjerë. Ndaj dhe kjo është një periudhë me grindje të brendshme e lloj-lloj të papriturash që vazhdon deri në forcimin e shenjave të reja psikologjike.
Pra krijimi komuniteteve të reja në nivel evropian duhet të jetë një proces gradual. Por, përjashtimi nga integrimi i disa komuniteteve rajonale si Ne shqiptarëve, por edhe turqve etj që hyjnë në kombe të lashta dhe të përmbyllur tashmë të procesit të komb formimit, nuk e ndihmon BE dhe prolongimi i pa kufi i këtij procesi do ta stërkeq vet komunitetin evropian në formim i cili duke mos e shmang dot kontaktin me komunitete/raca të lashta, do të rrezikoj vet zhdukjen në vend të konsolidimit si nocion. Kjo është treguar edhe me historinë e formimit të perandorive të mëdha nga raca të ndryshme e që zhdukeshin me themeluesin e tyre.

Komuniteti ndërkombëtar nën ombrellën e UN, përmes krijesës UNMIK, në Kosovën e pas luftës, u mundua që të zbatoj formalen angleze dhe holandeze që përdorën ndaj popujve aziatik, që ju respektonin atyre traditat, zakonet, ligjet e tyre popujve dhe duke i lënë për të drejtuar vetveten, por duke kufizuar rolin e tyre vetëm në vjeljen e taksës, marrëveshjeve tregtare dhe ruajtën e paqes që u duhet për vete dhe për të operuar në eksperimentin që zbatuan atje. Në Kosovë u aplikua e njëjta formulë, duke pretenduar edhe kryqëzimin e racave të cilat i krijuan artificialisht diku dhjetëra komunitete inekzistente asnjëherë gjatë historisë dhe si të tilla e në formim përballë një race të lashtë pellazgo-llire as që do arrijnë të identifikohem me asgjë, do përfundojnë në një aklimatizim egjiptian, apo edhe më tragjikisht siç përfunduan ngrehinat perandorake të krijuar me bashkimin e popujve të ndryshëm me forcë dhe janë të destinuara të shembë po nga dhuna një dite.

Që BE-ja të formohet e të ekzistoj për një kohë të gjatë, duhet formohet ngadalë, me përzierjen graduale të komuniteteve/racave pak të dallueshme nga njëra tjetra, që kryqëzohen vazhdimisht me njëra tjetrën, që banojnë në të zejtin territor, që i nënshtrohen veprimit të të njëjtit mjedis, që kanë të njëjta institucione dhe besime. Këto raca mundën pastaj që pas disa shekujsh të formojnë një komb të veçanet. Edhe pse duhet pasur në konsideratë studiuesit dhe ideatorët e këtyre kryqëzimeve se ndërkohë që bota plaket, komunitetet/racat bëhen gjithnjë e më të qëndrueshme dhe ndryshimet e tyre me anë të përzierjeve gjithmonë e më të rralla, ndaj edhe formimi i racave historike do të përfundoj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Telekomi i Kosovës ka bindur me ofertat dhe shërbimet e…