Mbi 2 200 konsumatorë nga IPKO kalojnë në VALA

28 tetor 2019 | 12:41

“Telekomi i Kosovës ka bindur me ofertat dhe shërbimet e tij Komunën e Mitrovicës që të kalojë nga IPKO tek VALA për së paku dy vitet e ardhshme. Për një kohë të gjatë ky institucion ka pasur në përdorim numra dhe shërbime të operatorit konkurrent”, kështu ka bërë me dije kryeshefi i Telekomit Bedri Istrefi.

Ai ka thënë se marrëveshja e bashkëpunimit për ofrimin e shërbimeve telekomunikuese është nënshkruar nga nënkryetari i komunës, Faruk Mujka dhe zëvendësdrejtoresha e shitjes në Telekomin e Kosovës, Apollonia Ramadani.

Istrefi ka thënë se me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, Komuna e Mitrovicës dhe Telekomi i Kosovës, konfirmojnë pajtueshmërinë e tyre të plotë të kësaj kontrate publike, dokumentet e saj përbërëse, duke përfshirë edhe rregullat e implementimit për kryerjen e shërbimeve.

Me këtë rast, nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, e ka vlerësuar si të suksesshme arritjen e kësaj marrëveshje, duke thënë se do të mundësohet komunikimi i tërë personelit të komunës sonë, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për qytetarët tanë.

Ndërsa zëvendësdrejtoresha e Telekomit, Apollonia Ramadani u zotua se shërbimet që ofrohen nga Vala do të jenë kualitative dhe efikase.

Kontribut të jashtëzakonshëm për arritjen e kësaj marrëveshje ka dhënë menaxheri regjional në Mitrovicë, Esat Jusufi.

Me këtë kontratë shërbime të Telekomit të Kosovës dhe me numra të VALA-s do të marrin gjithë punonjësit e Komunës së Mitrovicës ku përfshihen institucionet shëndetësore, arsimore, kulturës, zjarrfikësve dhe gjithë punonjësve të tjerë që bëjnë pjesë në administrimin e kësaj komune.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollistët dhe stafi i Southampton e kanë dhënë për bamirësi…