‘Shpresë e re për Prishtinën’, Uran Ismaili me vullnetarë shpërndan numrin 3 të gazetës

08 shtator 2025 | 11:38

Të hënën është shpërndarë numri i tretë i gazetës javore “Koha për Prishtinën”.  Këtë herë, vetë Ismaili bashkë me disa kandidatë për Asamblenë Komunale kanë dalë në terren për ta shpërndarë gazetën, e cila u prit jashtëzakonisht mirë nga qytetarët e Prishtinës.

Faqja e parë e gazetës hapet me shkrimin “Kohë e re në Prishtinë” dhe po ashtu përmban edhe editorialin e Ismailit të titulluar “Shpresa që na bashkon”. Në vijim, trajtohet zgjidhja e tij për sigurinë 24/7 në kryeqytet, që përfshin ndriçimin e 1,000 rrugëve, trotuare të reja e të sigurta, trajtimin human të qenve endacakë dhe vendosjen e 200 oficerëve të sigurisë në shkolla e lagje.

Një tjetër shkrim, “Nga errësira në siguri – Prishtina në kërkim të dritës”, ngre shqetësimin për mungesën e ndriçimit publik. Po ashtu, nxënësi Loris Begu sjell një editorial personal mbi përvojën dhe perspektivën e tij për sigurinë në shkolla. Rubrika “Zëri i lagjes” ndalet këtë javë te banorët e lagjes së Spitalit, të cilët jetojnë nën ankthin e qenve endacakë – një problem i shpërfillur prej kohësh nga komuna.

Ashtu si në numrat e kaluar, gazeta sjell edhe rubrikat tradicionale: fjalëkryqin, karikaturën dhe kronikën “In Memoriam”, duke ruajtur frymën e një gazete klasike. Gazeta po shpërndahet falas në lagjet e kryeqytetit dhe është gjithashtu e qasshme edhe në formatin elektronik në: www.kohaperprishtinen.com .

May be an image of 3 peopleMay be an image of 4 people and textMay be an image of 8 people and textMay be an image of 5 peopleMay be an image of 2 people and text that says 'Kohë kthehets e re ne te mungescs Mes trafikut olagje. Inin lagje ue dhem Vio0 p. ern Koha githe Ka :ta rdhe. Prishtine ballueshem bavike နု πepeT 10002 EditerialLoris iguriane Nel hazike cilen krenohemite rrugel inksionon. Uran ari24/7 begu-s shkolla shkolla sösiguri Ismailit Ismasitpe Prishtinen e nC Zgjldhjae Ismailit:s Prishtinen 000公 Now erresiran Prishtina ne per Ngae 5 siguri, kerkim drites'May be an image of 7 people and people studyingMay be an image of 1 person, map, the Western Wall and textMay be an image of 2 people, people studying, drink and textMay be an image of 2 people and people studying

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga 8 Shtatori i vitit 2024 e deri në 8…