Shqetësime për gjendjen shëndetësore të kancelares Merkel (Video)

18 qershor 17:11

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka pritur në takim presidentin e Ukrainës, Volodomir Zelinsky.

Në Berlin ai është pritur me nderime të larta ushtarake.

Gjatë ceremonisë së pritjes e para e ekzekutivit gjerman dha shenja se nuk ndihej mirë.

Në intonimin e himnit asaj i dridhej trupi, por nuk dihej arsyeja pse ndodhte kjo.

Në ndërkohë Angela Merkel ka sqaruar vet pse i dridhej trupi, shkruan “Bild”.

“Që nga ai moment unë i kam pirë tre gota me ujë, dhe siç edhe duket unë kisha nevojë për ujë dhe tani ndihem më mirë” ka thënë Merkeli gjatë konferencës së përbashkët me Zelenskiyn.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar me shefat…