Shqipe Selimi thotë se vendimi për katërshen e UÇK-së mund të shtyhet deri në vjeshtë

06 maj 2026 | 13:55

Gjykata Speciale ka shtyrë afatin për shpalljen e aktgjykimit në rastin e krerëve të UÇK-së deri më 20 korrik.

Në lidhje me këtë vendim ka folur për “Kanal10” edhe Shqipe Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit.

Sipas saj shtyrja e vendimit përfundimtar mund të lidhet me situatën politike në të cilën ndodhet Kosova.

Ajo ka theksuar se vendimi për katërshen e UÇK-së mund të shtyhet deri në vjeshtën e këtij viti.

“Gjykata Speciale nuk ka qenë aspak bashkëpunuese me trupat mbrojtëse të katërshes së UÇK-së. Ata vazhdimisht kanë bërë cenime të drejtave të njeriut, qoftë me vizita qoftë, me telefonata e qoftë me dosje, edhe ky vendim që të shtyhet marrja e vendimit për katërshen unë mendojë që gjykatës i nevojitet më shumë kohë se sa është vendosur që të shqyrtojë të gjitha ato dosje që i ka dorëzuar prokuroria, dosje këto të sponsorizuara nga Serbia. Unë mendojë se edhe situata politike në Kosovë mund të ndikojë në marrjen e vendimit në Gjykatën Speciale, për shkak se Kosova është në një proces zgjedhor, mund të shtyhet edhe marrja e vendimit në Hagë. Gjithashtu vlen të theksohet se vendimi mund të shtyhet jo vetëm në korrik por deri në vjeshtë”, tha ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rrahman Rama, ka përkujtuar veprën…