Shqipëri: Djali vret babanë me sëpatë

02 shtator 2019 | 11:37

Një krim në familje ka tronditur fshatin Shalës të Memaliajt.

Raportohet se djali ka vrarë të atin me sëpatë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 pas një sherri verbal mes 32-vjeçarit, Arjan Shahaj dhe babait të tij, Iljaz Shahaj brenda banesës.

Më pasi i riu ka marrë sëpatën dhe ka goditur me sëpatë 65-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend.

Në momentin e sherrit ata ishin vetëm në banesë. Pas dëgjimit të konfliktit, kanë qenë fqinjët të cilët lajmëruan policinë, por pa arritur të parandalojnë krimin.

Pas vrasjes së të atit, Arjani Shahaj është larguar nga vendi i ngjarjes dhe po kërkohet nga policia. Nuk dihen ende shkaqet e sherrit mes tyre./oranews/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Përfaqësues U21 në futboll, Rafet Prekazi e ka…