Shqipëri – Mali i Zi, nënshkruhen marrëveshjet e bashkëpunimit në mes të dy qeverive

27 shkurt 2023 | 14:49

Në kuadër të mbledhjes së dytë të përbashkët midis qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi janë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi.

Në mesin e këtyre marrëveshjeve është nënshkruar deklarata e përbashkët midis kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviq, marrëveshja bilaterale midis Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi mbi ndërtimin e urës në lumin e Bunës, si dhe marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë – Pulaj në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Këto janë marrëveshjet e nënshkruara:

-Deklaratë e Përbashkët në kuadër të mbledhjes së dytë të përbashkët midis qeverive Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi (kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq)

-Marrëveshje bilaterale midis Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi mbi ndërtimin e urës në lumin e Bunës. (kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq)

-Marrëveshje midis Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi për hapjen e pikës së përbashkët kufitare Shën Nikollë – Pulaj, në territorin Republikës së Shqipërisë (kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq)

-Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e Energjisë midis Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Investimeve Kapitale të Malit të Zi (ministrja e infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe zëvendëskryeministri e ministri  i Investimeve Kapitale, Ervin Ibrahimoviq)

– Memorandum për bashkëpunimin për realizimin e projekteve të infrastrukturës. (ministrja e infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe zëvendëskryeministri dhe ministri  i Investimeve Kapitale, Ervin Ibrahimovic)

-Marrëveshje  bashkëpunimi në fushat e mirëmbajtës dhe menaxhimit të përbashkët të peshkimit në liqenin e Shkodrës dhe lumin e Bunës, midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit të Malit të Zi. (ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca dhe zëvendëskryeministri e ministri i Bujqësisë, Pylltarisë ehe Ujësjellësit, Vlladimir Jokoviq)

-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes së shëndetit të bimëve, midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit të Malit të Zi. (ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca dhe zëvendëskryeministri e ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit, Vlladimir Jokoviq)

-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes sociale midis Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi (ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj  dhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Shoqërore, Admir Adroviq)

-Memorandum bashkëpunimi midis Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Ministrisë së Sportit dhe të Rinisë së Malit të Zi (ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe ministri i Sportit dhe Rinisë, Vasilije Llallosheviq.)

-Programi i bashkëpunimit kulturor midis Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës dhe Medias së Malit të Zi për periudhën 2023-2025 (ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe ministrja e Kulturës dhe Medias së Malit të Zi, Masha Vllahoviq)

-Memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi midis Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Malit të Zi (ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe drejtuesi i Ministrisë së Mbrojtjes, Filip Axhic)

-Memorandum bashkëpunimi midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetit të Malit të Zi (ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe ministri i Shëndetit, Dragosllav Shqekiq).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndarja e çiftit Rina Balaj e Sin Boy shkaktoj ‘zhurmë’…