Shqipëri, mbërrijnë edhe 100 mijë vaksina kundër Covidit

08 prill 2021 | 21:16

Sot në Shqipëri kanë mbërrijtur 100 mijë doza të tjera vaksinash “Sinovac” të Kinës.

Lajmi u bë me dije nga kryeministri, Edi Rama, i cili shpërndau në faqen e tij në “Facebook” momentin e mbërritjes së tyre në Aeroportin e Rinasit.

“Me një ditë vonesë për shkak të tentativës çmendurake për bllokimin e fushatës së vaksinimit dhe nxitjen e rrëmujës në prag të zgjedhjeve, mbërrijnë 100,000 vaksina të tjera anti-Covid”, ka shkruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoresha e Odes Ekonomike Gjermano Kosovare së bashku me Zëvendës…