Shqipëri, miratohen me 90 vota pro ndryshimet në komisionin e reformës zgjedhore

25 prill 2019 | 16:44

Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar sot përbërjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore.

Ky komision është votuar sot me 90 vota pro të mazhorancës dhe ‘opozitës së re’, ndërkohë që mori dhe një votë kundër dhe një abstenim nga deputetët e rinj.

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore do të drejtohet nga Damian Gjiknuri si bashkëkryetar dhe nga Rudina Hajdari.

Ndërkohë që këtij komisioni i janë shtuar dy anëtarë të rinj, pra nga dhjetë anëtarë që ishte parashikuar në fillim, sot është bërë me 12 anëtarë.

Më herët gjatë seancës, Rudina Hajdari, ka theksuar se opozita e re ka arritur një sukses, pasi ka futur në agjendën e këtij komisioni, ndryshimin e sistemit elektoral.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Truproja e Michael Jackson i ka hedhur poshtë akuzat që…