Shqipëri, rikthimi në punë pas pandemisë: Shteti i paguan biznesit pagën minimale

05 shtator 2020 | 11:26

Personat që kanë humbur vendin e punës për shkak të pandemisë së Covid-19 janë në fokus të qeveris për t’i rikthyer ata sërish në tregun e punës.

Për këtë, qeveria ka miratuar edhe disa skema punësimi të cilat lehtësojnë barrën e biznesit duke i nxitur ata të rrisin punësimin.

Punëkërkuesit me të drejtë përfitimi janë të gjithë punëkërkuesit e papunë që kanë dalë të papunë si pasojë e Covid-19, nga data 10 mars 2020 deri në datën 23 qershor 2020, të evidentuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe të regjistruar në zyrën e punës.

Një ndër skemat e propozuara nga qeveria për punësim afatshkurtër ose 4 mujore.

Për programin e punësimit katërmujor qeveria merr përsipër financimin në masën e pagës për 2 muaj për të gjithë pjesëmarrësit në program, të kompensuara në muajin e parë dhe të katërt të kontratës.

Gjatë kësaj periudhe 4 mujore punësimi, qeveria merr po ashtu përsipër edhe pagesën e kontributeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore që duhet të paguhet nga punëdhënësi, të llogaritura në bazë të pagës minimale në shkallë vendi./atsh/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Paul Pogba dëshiron të rikthehet te Juventus. Është mediumi…