Shqipëria do të jetë pjesë e turneut miqësor në Algjeri

27 dhjetor 2023 | 12:28

Kombëtarja shqiptare e futbollit me shumë gjasa përgatitjet në prag të Evropianit 2024 do t’i zhvillojë në Algjeri. Bëhet fjalë për dy miqësore në muajin mars të cilat do të jenë dhe një test i mire për trajnerin Silvinjo para se të nisen për në Gjermani.

Kuqezinjtë do të përballen me kombëtaren jo evropiane në një turne me katër skuadra. Përveç Shqipërisë flitet se do të jetë Algjeria që do të presë të gjitha ndeshjet ndërkohë që pjesë e turneut do të jenë dhe Afrika e Jugut e Bolivia.

Dy ndeshje për çdo kombëtare me short caktohen përballje gjysmëfinale ndërsa fituesit shkojnë në finale, ndërkohë humbësit luajnë bashkë për vendin e tretë dhe të katërt.

Edhe pse ende nuk ka diçka zyrtare nga ana e Federatës shqiptare të Futbollit në mediet në Algjeri e bëjnë të sigurt. Fillimisht u përfol se kombëtarja shqiptare mund të luante me Turqinë dhe Zvicrën, por me të dyja federatat nuk u gjet gjuha e përbashkët për shkak dhe të agjendave që këto dy ekipe kanë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka folur…