Shqipëria fillon aplikimin e dozës së tretë të vaksinës anti-Covid

01 nëntor 2021 | 16:42

Personat mbi 60 vjeç do të marrin dozën e tretë të vaksinës anti-Covid në Shqipëri.

Rekomandimi i Komiteti Teknik të Ekspertëve nis aplikimin këtë të hënë, teksa do të vaksinohen për herë të parë edhe grupmoshat mbi 16 vjeç.

Ndërkohë, fëmijët mbi 12 vjeç do t’i nënshtrohen vaksinimit me autorizimin e prindërve dhe vetëm nëse kanë probleme shëndetësore.

Deri tani është vaksinuar 35% e popullsisë në Shqipëri.

Një hulumtim i New England Journal of Medicine i kryer në Izrael identifikoi se vaksina e Pfizer është shumë efektive në parandalimin e infeksionit tek adoleshentët, pasi u analizuan të dhënat nga 94.354 persona të moshën 12 deri në 18 vjeç që kishin marrë vaksinën të cilat u krahasuan me një numër identik të adoleshentëve të pavaksinuar nga e njëjta grupmoshë.

Qeveria e Shqipërisë pret të marrë rreth 500 mijë doza të tjera vaksinash Pfizer, të cilat do të kushtojnë rreth 6 milionë dollarë, doza që pritet të mbërrijnë në dhjetor të këtij viti, sipas Ministrisë së Shëndetësisë./Euroneës Albania/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci, ka…